Sot në seancën e “Reket”, prokurorja Villma Ruskovska i ka thënë fjalët përmbyllëse të rastit. Ajo edhe njëherë ka theksuar se Katica Janeva ende është në filmin e “Engjëjt e Çarlit”.
“E akuzuara Janeva ende është në filmin “Engjëjt e Çarlit”. Por filmi i vërtetë është lufta e të mirës kundër së keqes”, tha Ruskovska e cila shtoi se Prokuroria ka përjetuar dëshpërim kur figura kyçe ka kaluar në anën e së keqes.
Ruskovska ka deklaruar gjithashtu se askush nuk mudn të mendojë se çfarë shume parash kanë qenë në pyetje, kur Jordan Kamçev ka ardhur në Prokurori dhe ka treguar çfarë ka ndodhur, raporton TV21.
“Mendova se jam në një ëndërr të keqe. Vlera e parave të cilat ishin kërkuar, nuk kemi mundur as ti mendojmë në ëndërr, dhe jo më në realitet”, tha Ruskovska.