Ruskoska nuk është penduar për Muharremin! Sërish ka kandiduar për shefe të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit

TË FUNDIT

Si e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve, prokurorja Villma Ruskovska hyri në godinën e Prokurorisë Themelore për të dhënë deklaratën e saj. Kundër saj kishte ngritur padi penale ish-drejtori i Policisë financiare, Arafat Muarremi, megjithatë Ruskoska nuk është penduar për asnjë veprim dhe procedurë që ka bërë në Drejtorinë e policisë financiare, ndërkaq pret që padia të bie poshtë.

 “Nuk i shqyrtova dëshmitë, nuk e di çfarë dëshmi kanë mbledhur përveç disa pjesëve të lëndës që janë marrë nga Prokuroria për krim të organizuar. Kolegja Lile Stefanova më tha se është bërë një raport. E pash padinë penale, mu ofrua që ta shoh edhe procesverbalin e deklaratës së Arafat Muarremi dhe nuk isha e interesuar ta lexoj. E lexova vetëm padinë penale”, tha Villma Ruskoska, prokurore.

Është përgatitur raport për veprimin e deritanishëm të prokurores Ruskoska, ndërsa gjitha procedurat kundër saj ajo i vlerëson si presion mbi të gjithë prokurorët që të kenë kujdes se kundër kujt fillojnë ndonjë procedurë hetimi.

Deklaroi se në të kaluarën kundër saj ka pasur  kërcënime dhe presione nga pushteti ekzekutiv, por nuk i marrë seriozisht dhe nuk i ka raportuar në Këshillin e Prokurorëve, sepse nuk i ka parë si të arsyeshme.

 “Po, absolutisht ashtu e shoh gjithë këtë procedurë, suspendimin tim, fillimin e procedurës disiplinore si edhe padinë penale të ngritur kundër meje”, pohoi Villma Ruskoska, prokurore.

Procedura disiplinore kundër saj është në procedurë e sipër, ndërsa Ruskoska sot informoi se ka kandiduar edhe njëherë për tu bërë shefe e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mëngjesin e sotëm është dëgjuar edhe prokurorja Elizabeta Josifovska, ndërsa nesër pritet që të dëshmojë edhe prokurorja Ivana Trajçeva.