Ruskoska hedh topin tek Spasovski! Nëse MPB dhe DPF nuk veprojnë, Prokuroria do të hetojë Rashkoskin

TË FUNDIT

Organet e rendit luajnë ping-pong se kush do të nisë hetim për të zbuluar të vërtetën me blerjen e softuerit për gjoba në komunikacion që e ka bërë ish-sekretari gjeneral i Qeverisë Dragi Rashkovski. Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit pret që Ministria e Brendshme dhe Drejtoria për polici financiare të veprojnë për hapje të lëndës kundër Rashkovskit.

“Nëse institucionet, qëllimi i punës së të cilave është zbulimi i krimeve dhe autorët e tyre nuk veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre, atëherë prokuroria do të veprojë, d.m.th prokurori publik do të marrë çdo veprim i nevojshëm për “zbulimin e krimit dhe zbulimin dhe ndjekjen penale të autorit të tij, për të cilin Ministria e Brendshme dhe Policia Financiare janë të autorizuar me ligj”, thonë nga Prokuroria për Ndjeke të Krimit dhe Korrupsionit.

Rashkovski për momentin është sekretar i kabinetit të Kryeministri Zoran Zaev. Ky i fundit ka dëgjuar për këto hedhje topi mes institucionesh, por thotë se procedura wshtw ligjore.

 “Pres cilado qoftë nga institucionet kompetente të bëjë kontroll. Këto janë komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, Prokuroria. Lexova sot se një nga Prokuroritë Publike drejton kah MPB-ja që të bëjë hetim. Lirisht le të vijnë dhe të bëjnë hetim sepse unë personalisht kam kontrolluar dhe procedura tërësisht është bërë sipas ligjit dhe është prokuruar softuer sipas konkurrencës”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, Antikorrupsioni pret përgjigje nga institucionet për lëndën që tashmë  e kanë hapur. Opozita akuzon për qasje selektive të Prokurorisë publike, e cila tani për tani nuk ka ngritur procedurë për blerjen e kontestueshme të softuerit. Më konkretisht bëhet fjalë për blerjen e softuerit për detektim dhe ndëshkim të shkeljeve në komunikacion që e ka blerë Rashkovski në kohën kur ishte Sekretar Gjeneral i Qeverisë.