Rusia thotë që anija “Moskva” u fundos gjatë stuhisë, e jo nga Ukraina

TË FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se anija kryesore luftarake e saj “Moskva”, është fundosur gjatë stuhisë, thuhet sipas agjencisë së lajmeve TASS të cilët e citojnë ministrinë ruse të mbrojtjes.

“Gjatë tërheqjes për në bazën e saj, “Moskva” humbi stabilitetin për shkak të dëmtimeve që pësoi gjatë zjarrit”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Gjatë ditës është raportuar se Ukraina ka pretenduar se dy raketa të saj “Neptun” e kanë goditur dhe e kanë fundosur këtë anije.