Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar rekrutimin e mbi 100 mijë të rinjve në Ushtri – shifra më e madhe vjeshtore që nga viti 2016. Kremlini planifikon të thërrasë 135 mijë të rinj, nga moshat 18 deri 30 vjeç, për shërbim të rregullt midis tetorit dhe dhjetorit. Shërbimi ushtarak zakonisht zgjat një vit dhe zhvillohet në bazat brenda Rusisë.
Edhe pse shërbimi i rregullt nuk nënkupton zyrtarisht dërgimin në frontin ukrainas, shumë nga të rekrutuarit pritet të përfshihen në luftime pasi përfundojnë stërvitjen ushtarake. Rusia po përjeton humbje të mëdha njerëzore në vijën e frontit 1000-kilometërshe.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë, më shumë se një milion ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës në 2022. Në shtator 2024, Putin e rriti numrin e ushtarëve në 1.5 milionë, duke e bërë ushtrinë ruse një nga forcat më të mëdha ushtarake në botë.
Që nga fillimi i luftës, kuota e rekrutimit të përvitshëm është rritur mesatarisht për 5%. Rekrutimi i këtij viti është më i madhi që nga viti 2016, kur ishin thirrur 160 mijë të rinj.