Rusia shqyrton mundësinë që të shesë gazin dhe naftën me Bitcoin

TË FUNDIT

Rusia mund të pranojë Bitcoinin nga disa vende, si pagesë për naftën dhe gazin, sipas një zyrtari të lartë rus, Pavel Zavalny.

Pavel Zavalny tha se vendet që nuk e kanë sanksionuar Rusinë, mund të lejohen të paguajnë me monedhat e tyre lokale.

Zavalny, i cili kryeson komitetin e Dumës Shtetërore të Rusisë për energjinë, përmendi Kinën dhe Turqinë si ndër vendet që “nuk ishin të përfshirë në presionin e sanksioneve”.

Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Putin tha se dëshironte që vendet “jo miqësore” ta blejnë gazin rus me rubla.

Kjo lëvizje mendohet se synon të rrisë vlerën e monedhës ruse. Monedha ruse ka humbur mbi 20% të vlerës këtë vit, si pasojë e luftës.

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe furnizuesi i dytë më i madh i naftës.