Rusia shënon shifrën më të lartë të viktimave dhe rasteve ditore me Covid-19

TË FUNDIT

Me 467 vdekje dhe 24.822 raste të reja nga korona virusi në 24 orët e fundit në Rusi është shënuar shifra “më e lartë e vdekjeve ditore” dhe shifra “më e lartë e rasteve ditore” që nga fillimi i pandemisë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Korona virusit njoftoi se me 24.822 raste të reja është shënuar shifra më e lartë e rasteve ditore duke e arritur numrin e rasteve në 2.064.748 ndërsa me 467 vdekje të reja është shënuar shifra më e lartë e vdekjeve ditore duke e arritur numrin e viktimave në 35.778.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është njoftuar të jetë në 1.2 për qind.

Në Rusi numri i të shëruarve është rritur në 1.577.435, përfshirë 26.021 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.168 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 547.138 ndërsa me 74 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 8.233.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 588 mijë teste të COVID-19 ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 71.8 milionë./Tch