Rusia serinë e parë e vaksinës kundër Kovid-19 ia dërgoi Bjellorusisë

TË FUNDIT

Rusia e dërgoi serinë e parë të vaksinës së saj “Sputnik V” kundër Kovid-19 në Bjellorusi në ekzaminim  klinik, që është dërgesa e parë jashtë vendit, bëri të ditur sot Fondi Rus për Investime të Drejtpërdrejta (RDIF), fond sovran i Rusisë.

Vullnetarët në Bjellorusi do të fillojnë ta marrin vaksinën ruse nga 1 tetori, bëri të ditur RDIF, që mbështetet nga krijuesit e vaksinës.

Fondi Investues Shtetëror Rus tashmë ka arritur marrëveshje për furnizimin të vaksinës ruse me Kazakistanin, Brazilin dhe Meksikën.

Paraprakisht, gjithashtu, është arritur marrëveshje për partneritet në prodhimin e 300 milionë dozave të vaksinës “Sputnik V” në Indi.

Ekzaminimet e mëdha klinike, gjegjësisht faza e tretë, me të paktën 40.000 pjesëmarrës, Rusia ka filluar më 26 gusht. ar/