Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin e shkëputur të Moldavisë

TË FUNDIT

Rusia kërkon të destabilizojë rajonin separatist të Transnistrisë dhe nëse Ukraina bie, trupat e Kremlinit do të arrijnë në kryeqytetin e Moldavisë.

Kështu ka bërë të ditur një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Mykhailo Podolyak shkroi se Rusia dëshiron të destabilizojë rajonin e Transnistrias dhe lë të kuptohet se Moldavia duhet të presë për mysafirë.

”Nëse Ukraina bie nesër, trupat ruse do të jenë në portat e Kishinaut. Lajm i mirë: Ukraina patjetër do të sigurojë sigurinë strategjike të rajonit. Por ne duhet të punojmë si një ekip”, ka thënë ai.

Gjatë ditës së sotme, dy shpërthime dëmtuan antenat e radios një fshat./21Media