Rusia paralajmëroi se në shtator do të fillojë të prodhojë vaksinë kundër COVID-19

TË FUNDIT

Rusia planifikon që në shtator të fillojë të prodhojë vaksinë kundër virusit korona pasi të përfundojnë hetimet klinike në korrik dhe ilaçi të marrë leje në gusht.

“Vaksina për momentin po hetohet klinikisht te disa vullnetarë”, deklaroi zëvendësja e kryeministrit Tatjana Golikova.

Qendra Nacionale Hulumtuese ruse për Epidemiologji dhe Mikrobiologji në maj bëri të ditur se ka zhvilluar vaksinë kundër Kovid-19.

“Vaksina nuk ka afekte anësore. Shkencëtarët nga Instituti vaksinën së pari e testuan në kafshë, e pastaj në vetvete”, theksoi drejtori i Institutit, Aleksandër Ginzburg.

Vaksina tani hetohet te 50 ushtarë vullnetarë në Qendrën Ushtarake Hulumtuese në rajonin e Moskës. Testimi duhet të përfundojë deri në fund të korrikut.

“Në gjetjen e ilaçit për Kovid-19 në Rusi në mënyrë të pavarur punojnë shtatë institute hulumtuese, ndërsa tre projekte premtojnë”, theksoi Golikova.

Praktika në botë tregon se nevojitet një vit që të zhvillohet vaksinë dhe e njëjta të gjendet në shitje./MIA

error: Content is protected !!