Rusia në stërvitje të përbashkët ushtarake me NATO-n, për herë të parë pas 10 vitesh

TË FUNDIT

Anijet e marinës ruse do të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me vendet e NATO-s, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, për herë të parë pas dhjetë vitesh, ndërsa manovrat do të mbahen në shkurt në bregun e Pakistanit, kumtoi sot shërbimi për shtyp i Flotës Ruse të Detit të Zi.

Përveç anijeve detare të Pakistanit dhe Rusisë, në stërvitje do të përfshihen edhe marina amerikane, marina mbretërore e Britanisë së Madhe, dhe Republikës Popullore të Kinës, marina japoneze, marina turke, marina filipine, forcat detare mbretërore të Malajzisë, marina e Sri Lankës dhe marina e Indonezisë, theksohet në kumtesën e flotës.

Stërvitja ushtarake do të zhvillohet në shkurt 2021, në afërsi të Karaçit.