Rusia ka marrë nën kontroll centralin bërthamor në Chernobyl

TË FUNDIT

Që nga orët e para të mengjesit po raportohet për shpërthime në qytete të ndryshme të Ukrainës.

Këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka deklaruar se Termocentrali bërthamor i Chernobylit është pushtuar nga forcat ruse.

“Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot”, ka shtuar Podolyak.

Në mëngjesin e sotëm, kryeqyteti i Ukrainës Kievi ka lëshuar  një alarm ajror dhe u bëri thirrje banorëve të kërkojnë strehim. /21Media