Rusia ka granatuar shtëpi të të moshuarve dhe personave të pafuqishëm në Ukrainë

TË FUNDIT

Një tank rus ka granatuar shtëpi të të moshuarve dhe personave të pafuqishëm në qytetin Kremina në pjesën lindore të Ukrainës, theksoi shefi i drejtorisë ushtarake civile në Lugansk, Sergej Haidai, transmeton BBC.

Sipas tij forcat ruse “qëllimisht” kanë hapur zjarr, me ç’rast e kanë humbur jetën 56 njerëz. Haidai pohoi se 15 të mbijetuarit janë “rëmbyer nga okupatorët” para se të dërgohen në “shtëpinë rajonale për të moshuar dhe persona të pafuqishëm” në Svatovo.