Rusia e shënoi rekordin më të zi nga fillimi i pandemisë – 13.634 të infektuar për një ditë

TË FUNDIT

Në Rusi gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua bilanci më i zi ditor i të sapoinfektuarve me koronavirusin e ri, pasi autoritete mjekësore konfirmuan 13.634 raste të reja të infeksionit, që është numri më i madh i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë.

Me këto të dhëna më të reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend arriti 1.298.718. Gjatë 24 orëve të kaluara nga Kovid-19 kanë vdekur 149 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë, ka gjithsej 22.597 raste të vdekjes”, njofton TASS.

Rusia gjendet në vendin e katërt në botë sipas numrit të rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri, menjëherë pas SHBA-së, Indisë dhe Brazilit.