Rusia do të vaksinojë 400.000 ushtarë kundër Covid-19

TË FUNDIT

Rusia ka në plan të vaksinojë më shumë se 400.000 ushtarë dhe personel tjetër ushtarak kundër Covid-19, deklaroi sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu, transmetojnë mediat britanike, duke shtuar se vendi sapo ka regjistruar bilanc rekord ditor të të sapoinfektuarve 27.543.

Shojgu rikujtoi se deri tani janë vaksinuar vetëm 2.500 pjesëtarë të forcave të armatosura, ndërsa ky numër duhet të rritet në 80.000 deri në fund të vitit.

Rusia, shkencëtarët e së cilës janë duke punuar në më shumë vaksina kundër virusit SARS-KOV-2, që nga muaji shtator janë përballur me një përhapje të shpejtë të infeksionit, por autoritetet preferojnë të mbështeten në masat e vendosura në disa rajone, sesa mbyllje në tërë vendin.

Kompania farmaceutike e Indisë “Hetero”, në nivel vjetor do të prodhojë më shumë se 100 milionë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” kundër Kovid-19, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar mes Fondit rus për investime të drejtpërdrejta (RDIF) dhe këtij prodhuesi farmaceutik të Indisë./MIA