Rusia do të furnizojë Bjellorusinë me sisteme raketore Iskander-M brenda pak muajsh.
Kështu bëri të ditur presidenti rus Vladimir Putinn në një takim me homologun bjellorus, Alexander Lukashenko të shtunën, shkruan Reuters.
Në takimin e mbajtur në Shën Petersburg, Lukashenko i tha Putinit se Bjellorusia ishte e shqetësuar nga politikat “agresive”, “konfrontuese” dhe “të neveritshme” të fqinjëve të saj, Lituanisë dhe Polonisë.
Këtë të shtunë, autoritetet ukrainase kanë njoftuar se janë përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e Rusisë.
Bjellorusia ka ofruar mbështetje logjistike për Moskën prej kur kjo e fundit ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke e quajtur ate “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Por, ende forcat ruse nuk janë tërhequr nga sulmet edhe pse goditjet financiare për Rusinë kanë qenë të mëdha.
