Rusia do të dëbojë diplomatët amerikanë

TË FUNDIT

Media shtetërore ruse thotë se ministria e jashtme i ka dhënë ambasadës amerikane një listë të diplomatëve amerikanë që po dëbon.

Masa vjen pasi 12 diplomatë rusë u dëbuan nga misioni i saj në Kombet e Bashkuara në New York në fillim të këtij muaji.

Ministria e Jashtme ruse tha se amerikanëve “u ishte thënë me vendosmëri se çdo veprim armiqësor i Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë do të marrë një përgjigje vendimtare dhe adekuate”, raportoi Interfax./21Media