Rusët shkatërruan laboratorin e Çernobilit

TË FUNDIT

Trupat ruse që kanë pushtuar termocentralin bërthamor të Çernobilit kanë “plaçkitur dhe shkatërruar” një laborator në atë vend, pretendojnë zyrtarët ukrainas.

Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit tha se rusët kishin dëmtuar laboratorin e tyre qendror – i cili përpunonte shumë mbetje radioaktive.

Agjencia shtetërore informoi në një postim në Facebook se laboratori kishte “mostra shumë aktive dhe mostra radionuklidesh, të cilat sot janë në duart e armikut”.

Laboratori, i cili kushtoi rreth gjashtë milionë euro për t’u ngritur, kishte gjithashtu “pajisje të vlefshme analitike” që nuk ishin të disponueshme diku tjetër në Evropë, tha agjencia, shkruan BBC.

Çernobili – vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në vitin 1986 – nuk është termocentral që funksionon, por ende kërkon menaxhim të vazhdueshëm.

Rusët e kanë kapur atë në ditët e para të luftës muajin e kaluar dhe kanë mbajtur punëtorë atje për javë të tëra përpara se disa të liroheshin.

Ish lokacioni bërthamor mbetet një shqetësim i madh dhe në fillim të kësaj jave parlamenti i Ukrainës raportoi se zjarret në pyje kishin shpërthyer në afërsi të uzinës, të cilat u kapën nga imazhet satelitore./21Media