Rusët duan t’i thyejnë krahët, veç për t’i ikur luftës

TË FUNDIT

Rusët po mundohen t’i ikin luftës në Ukrainë, pas njoftimit të presidentit Vladimir Putin se shpalli mobilizim të pjesshëm ushtarak, ata madje po hulumtojnë si të thyejnë krahët e tyre.

Sipas të dhënave të Google, që kur Putini përfundoi fjalimin e djeshëm, kërkimi për “si ta thyesh krahun në shtëpi” ka pasur rritje të vazhdueshme pas çdo ore.

Putin dhe zyrtarë ushtarakë thanë në një fjalim televiziv kombëtar se deri në 300,000 rezervistë do të rekrutoheshin menjëherë për të luftuar në pushtimin e paprovokuar, pasi vendi ndërluftues kishte humbur terren të rëndësishëm në Ukrainë mes kundërsulmeve të fundit.

Diktatori gjithashtu vuri në dijeni se nuk do të hezitonte të përdorte armë bërthamore, duke paralajmëruar se Rusia ka “mjete të ndryshme shkatërrimi” dhe do të “përdorte të gjitha mjetet në dispozicionin tonë” nëse “integriteti territorial” i Rusisë kërcënohet.

Dje u shiten të gjitha biletat e fluturimeve direkte dhe rrugët me ndalesa nga Moska në Turqi dhe Armeni – ku rusët mund të hyjnë pa vizë./21Media