Rumania sfida e radhës për Maqedoninë, e treta e vërteta për trajnerin Milevski

TË FUNDIT

Sfida e radhës e futbollistëve verdhekuq është Rumania. Pas barazimit “pa shije” 2-2 ndaja Islandës Maqedonia në Shkup do ta zhvillojë ndeshjen e fundit për këtë muaj në kuadër të kualifikimeve për në botëror. Pas dy barazimeve, trajneri i ri Bllagoja Milevski ende nuk po gjen fitoren. Ai tha se barazimi me Islandën ishte një gabim psikologjik, por tashmë atë e kanë harruar dhe po mendojnë vetëm për Rumaninë.

“Me të vërtetë kjo ndeshje ka rëndësinë e vet por edhe 4 ndeshjet e mbetura kanë rëndësie e vet. Kështu që nuk mendoj se është ndeshje vendimtare. Vendimtar duhet të jetë ndeshja e fundit. Grupi jonë është përbërë nga përfaqësuese të barabarta dhe me të vërtetë mendoj se në këtë grup ende nuk është vendosur asgjë dhe asgjë nuk do të vendoset deri në ndeshjen e fundit”, tha trajneri Bllagoja Milevski.

Gardiani i portës së Maqedonisë Stole Dimitrievski tha se tashmë e kanë kuptuar idenë e trajnerit të ri dhe shpresojnë në rezultat pozitiv përballë Rumanisë.

 “Është e qartë se  në dy ndeshjet e fundit, rastet e kundërshtarëve janë minimizuar në maksimum. Kjo do të thotë se po luajmë mirë si ekip në defanzivë edhe pse me 2-3 stërvitje që kemi pasur e kemi kuptuar idenë e shefit se çka kërkon prej nesh, kështu që unë dhe kolegët e mi në ndeshjen e radhës do të japim maksimumin që të mos mposhtemi sikur në ndeshjen e parë”, u shpreh portieri Stole Dimitrievski.

Në ndeshjen e parë në transfertë Maqedonia pësoi humbje nga Rumania me rezultat 3-2.

Por nesër në ditën e përvjetorit të pavarësisë Maqedonia ka mundësinë të “merr hakun” në Arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 20:45