Tri parti rumune të qendrës së djathtë proevropiane nënshkruan dje marrëveshje për të formuar qeveri të re, që do ta udhëheqë Ministri aktual i Financave, Florin Citu (48), pas zgjedhjeve që u mbajtën më 6 dhjetor.
Ludovik Orban, lideri i Liberalëve në pushtet (NLP), deklaroi qe dëshirojnë që Rumania sa më shpejt të ketë qeveri që do t’i zbatojë reformat dhe do ta modernizon vendin.
“Unë jam i sigurt se kjo do të jetë një qeveri e qëndrueshme, e përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve,” tha Citu, i cili është ekonomist me profesion, ndërsa ka doktoruar në SHBA.
Presidenti, Klaus Johanis sot edhe zyrtarisht do ta emërojë Citu si mandatar, në mënyrë që ai të mund të kërkojë besim në parlament deri në fund të vitit.
Qeveria e re përballet me një numër sfidash – fillimi i vaksinimit kundër koronavirusit, miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, reformat për ta rritur ekonominë.
Liberalët dhe aleatët e tyre, USR-Plus dhe partia e pakicës hungareze UDMR, kanë gjithsej 244 vende nga gjithsej 465. Ata gjithashtu kanë mbështetjen e 18 përfaqësuesve të pakicave.
Social demokratët e opozitës i fituan zgjedhjet me një shumicë të ngushtë, por nuk kishin aleatë për të formuar koalicion, kështu që atyre iu desh t’ua dorëzonin pushtetin partive të qendrës së djathtë.
