“Në vitin 2014 kur Putini për herë të parë sulmoi Donjeckun dhe Luhanskun. Ne kishim status të neutralitetit dhe për këtë mendoj se kjo nuk ka lidhje me asgjë. Ai (statusi i neutralitetit) është vetëm shkak për të (Putinin) që të mos e ndalojë luftën. Për momentin kemi deklaratë të shkruar në Kushtetutën tonë dhe ndryshimi i të njëjtës nuk besoj se do ta detyronte Putinin të ndalojë të bëjë atë çfarë është duke e bërë dhe të ndalojë luftën”, vlerëson deputetja ukrainase, Kira Rudik në ClickPlus në TV21.
Shton se presidenti rus Vlladimir Putin nuk ka thënë se do ta tërheqë armatën e tij derisa Ukraina nuk heq dorë nga qëllimi i saj që të bëhet pjesë e NATO-s, gjegjësisht se ai ka thënë se dëshiron që ajo të ndodh dhe se dëshiron ta marrë Ukrainën.
Sipas saj nuk i takon presidentit të Ukrainës, Vollodimir Zelenskit që të vendosë për pranimin e neutralitetit.
“Nuk i takon atij që të vendos për këtë. Ajo është në dorën e Parlamentit ukrainas, i cili përfaqëson popullin ukrainas dhe duhet të ketë shumicë kushtetuese, do të thotë 300 deputetë prej 400 deputetë të votojnë për këto ndryshime”, tha Rudik më tej./TV21
