Rubin Hebaj ndahet me KF Shkëndija

TË FUNDIT

Klubi Futbollistik Shkëndija njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Rubin Hebaj. 

Ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës tetovare, ndërsa marrëveshja për ndërprerjen e bashkëpunimit ka qenë e dyanshme.


“KF Shkëndija e falënderon Rubinin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e KF Shkëndija.