Stambolli u godit nga një stuhi e madhe dëbore që bllokoi aeroportin, një nga më të ngarkuarit në botë, ndërsa vetë qyteti u paralizua për shkak të borës së madhe në rrugë. Dhjetëra njerëz u bllokuan në makinat e tyre në temperatura nën zero.
Në disa pjesë të Stambollit kanë rënë mbi 80 centimetra borë, për shkak të së cilës shërbimet e shpëtimit dhe të qytetit kanë dalë në rrugë që nga mbrëmja e të hënës.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të shumta të qytetit të mbuluar me borë dhe shembjes. Njëra prej tyre tregon një djalë duke ecur nëpër një rrugë të mbuluar me borë me ski.
Fatih Işık isimli bir kişi, İstanbul Avcılar’dan Firuzköy’e kayak yaparak gitti. pic.twitter.com/1M92Vk9ct7
— ibrahim Haskoloğlu (@haskologlu) January 24, 2022
