Të reshurat intensive të borës bënë të jenë të pakalueshme rrugët që të çojnë në fshatrat e Malësisë së Tetovës.
Në hyrje të Shipkovicës takuam qytetarë që ishin duke i vendosur pajisjet dimërore.
“Gjendemi në fshatin Shipkovocë, kjo është rruga më e vështirë për tu ngjitur në fshatrat e Malësisë së Sharrit, por edhe nga pamjet siç mund të shihet kjo rrugë tani për tani është e pa kalueshme”, raporton Senat Zylbehari, gazetar TV21.
As ekipi ynë e as banorët e kësaj zone nuk mund të kalonin në Shipkovicë.
“Jo nuk kalohet rruga, e kanë pastruar? Jo?
“Gjithçka ka goma të reja zinxhirë edhe nuk del, rruga është e pakalueshme si fshatrat lart, si Tetovë, Kodra Diellit, asgjë nuk është pastruar, normal që ndihesh i rrezikuar ndodh aksident ndodh ç’mos, çfarë t’u them, ata e dinë, secila parti që vjen në qeveri secila ma keq, çka t’u them rruga duhet të pastrohet ka edhe tre fshatra tjerë më lartë çka tu them”.
“Aspak kjo shihet i vumë zinxhirët gjithë me guma dimri, taksat i paguajmë të gjithë, aspak, për atë ikim të gjithë nga këtu”.
“Jo, jo”
“Ja si e shihni, hiq nuk jemi të kënaqur “
Për kryetarin e komunës së Tetovës, në rrugët e Tetovës nuk ka pengesa edhe të njëjtat janë të kalueshme. Ai është në vizitë në SHBA, por shkroi përmes Facebookut
“Ekipet tona janë në terren për të pastruar rrugët pas reshjeve të borës. Kemi intervenuar në gjithë territorin e komunës së Tetovës, në malësi dhe në qytet, për t’ju siguruar qytetarëve qarkullim të lirë dhe pa pengesa”, shkroi Kasami.
As rruga Tetovë-Kodra e Diellit nuk ishte pastruar, ashtu siç duket pamjet.
Rrugët kryesore në qytetin e Tetovës janë pastruar, ndërsa në lagje dhe rrugët dytësore kur ishim të pranishëm, nuk ishin të pastruara nga bora.
