“Pjesëzat e veturave mbeten një tregues i trisht për aksidentin i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 në të cilin jetën e humbën dy persona. Njëri nga të cilët 21 vjeçar nga fshati Batincë, kurse tjetri nga lagjja Draçevë”, Mevludin Imeri, gazetar.
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi identitetin dhe moshën e personave që humbën jetën. Nga atje pohojnë se dy shoferët kanë qenë të moshës 21 dhe 48 vjeçare. Gjithashtu thonë se është kryer prokurim publik në vendin e ngjarjes dhe se trupat e pajetë janë dërguar në obduksion.
Ministri Oliver Spasovski tha se njëri nga personat që humbi jetën ka pasur 16 dënime në komunikacion.
“Në Bulevardin Boris Trajkovski nga janari deri në fund të muajit maj, kemi 369 dënime për vozitje të shpejtë dhe tejkalim të shpejtësisë së lejuar në komunikacion. Njëri nga pjesëmarrësit në këtë aksident, i cili për fat të keq humbi jetën, ka qenë i dënuar 16 herë nga janari deri tani”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Sipas dëshmitarëve okular, aksidenti ka ndodhur pasi njëri nga shoferët ka kaluar shpejtësinë e lejuar dhe në moment ka bërë parakalim, me ç’rast direkt është përplasur me veturën tjetër.
Për rastin në fjalë, nga Prokuroria Themelore Publike thonë se është kryer prokurim në vendin e ngjarjes.
“Është dhënë urdhër për mbledhjen e provave nga vend ii ngjarjes dhe kryerjen e obduksionit të trupave të pajetë në vigjilje të zbardhjes së rastit”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.
Por, ky nuk është aksidenti i parë me pasojë vdekje në këtë aks rrugor. Muaj më parë, pak metra më lartë në një aksident mes një mjeti transportues dhe një veture, jetën e humbën pesë persona.
Ndryshe dje humbi jetën edhe një çift nga Hasanbegu pas një aksidenti tragjik të pësuar në Itali.
Përgatiti: Mevludin Imeri
