Rruga në fshatin Pallaticë vazhdon të jetë e shkatërruar edhe pse nga komuna e Zhelinës premtuan se në shtator do të fillojë ndërtimi i saj. Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Pallaticë thotë se kanë pasur premtime, por punët nuk janë askund.
“Për momentin për rrugën nuk ka asnjë lëvizje. Na premtuan se në shtator do të fillohet me punime por nuk ka asnjë lëvizje. Rruga ekzistuese është në gjendje katastrofale, me gropa. Unë e kam thënë edhe herën e kaluar se kjo rrugë mund edhe të meremetohet nëse donë dikush ta meremeton, por as nuk meremetohet edhe as nuk kanë duke filluar punimet. Jemi duke dëgjuar se ka edhe probleme politike se dikush e lejon e dikush e pengon, por këto janë zëra që fliten.”- deklaroi Beqir Veliu – kryetar I bashkësisë lokale Pallatic.
Kryetari i komunës Blerim Sejdiu thotë se komuna Zhelinës ka fituar pesë projekte nga Banka Botërore dhe këtë vit do të fillojë ndërtimi i rrugës Pallaticë-Uzurmishtë dhe një rrugë tjetër në fshatin Kapazhdoll.
“Është një projekt që ne e kemi fituar nga Banka Botërore dhe në atë paket projekt përfshihen pesë rrugë: Rruga Pallaticë – Uzurmishtë, Pallaticë-Zhelinë, Pallaticë-Trebosh, Zhelinë-Kapazhdoll, dhe ne ridestimin e mjeteve u deshtë të presim pak për shkak të koronës, për shkak se në vitin 2020 kemi lidh edhe marrëveshje me Ministrinë e transportit edhe lidhjeve. Lajmi mirë është se këtë vit me këta projekte do të nisim. Të gjithë procedurat janë përfunduar edhe nga ana komunës Zhelinës edhe nga Ministria e transportit. Me vlerësim të Bankës Botërore shumë shpejtë do të nisim me rrugën Pallaticë Uzurmishtë që e kemi vlerësuar se është një rrugë që duhet të niset sa më shpejtë.”- tha Blerim Sejdiu – kryetra i komunës së Zhelinës.
Fshati Pallaticë i komunës së Zhelinës ka rreth 5 mijë banorë. Në këtë rrugë sipas banorëve nuk është intervenuar tash e 25 vite, ndërsa intervenimet e vetme që kanë qene janë bërë nga vetë banorët
