Rruga e Dardhishtës e shkatërruar, zvarriten punimet

TË FUNDIT

Rruga e Krushinës e cila u shkatërrua vite më parë  kur filluan punimet e Autostradës Kërçovë-Ohër për të cilën raportoi Tv21 kohë më parë, vazhdon të mbetet e gërryer dhe e pariparuar.

1 muaj më parë nga Kompania “Granit” e cila ka tenderin për ndërtimin e rrugës thanë se në fund të muajit gusht do ti fillojnë punimet, sapo të marrin lejen nga institucionet përkatëse.

Por siç duket ka ende ngecje, dokumentet për këtë rrugë kanë mbetur nëpër zyrat institucionale.

Në këtë rrugë e cila është shumë  e frekuentuar nga kërçovarët dhe e nevojshme për banorët e Knezhinës, punimet nuk kanë lëvizur aspak prej vitesh.

“Tv21 sërish ndodhet në rrugën për të cilën raportoi edhe një muaj më parë ku autoritetet na premtuan se do të fillojnë me punë në fund të muajit gusht, por siç shihet tanimë ka filluar edhe muaji shtatorë ndërsa punimet nuk kanë filluar. Kjo është rruga e Krushinës e cila lidh edhe fshatin Knezhinë dhe është shumë e frekuentuar nga qytetarët”.

TV21 kontaktoi edhe ndërmarrjen Granit e cila duhet të filloj punimet në këtë pjesë dhe të cilët një muaj më parë premtuan se do të filloj ë me punë në fund të muajit gusht. Ata sërsih thanë se janë të gatshëm të fillojnë me punë në momentin që ,  ndërmarrja publike për rrugë shtetërore të japë drite jeshile se dokumentacioni është gati dhe mund të fillohet me punë.

Nga ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore thonë se dokumentacionin e kanë dërguar tek komuna e Kërçovës për të marrë pëlqimin e tyre, edhe pse ajo rrugë është nën Kompetenca të Ndërmarrjes së lartpërmendur.

“Ju njoftojmë se është përgatitur një projekt themelor i devijimit të  rrugës lokale e cila të çon në fshatin Knezhinë dhe që lidhet me ndërtimin e korridorit rrugor 8 Deve Bair – Qafë Thanë, Seksioni Rrugor Kërçovë – Podvis, km.0 + 000.00 – km10 + 424.89 në Mars 2020.

Për të njëjtën ishte përgatitur një projekt infrastrukturor, të cilin Ndërmarrja për rrugë shtetërore  e ka dorëzuar në Komunën e Kërçovës për aprovim me letrën nr. 09-7283 / 1 të datës 08.07.2020 .

Pas miratimit të projektit  infrastrukturor, vijon një proces i zgjidhjes së çështjeve juridike-pronësore”, thonë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Nga Komuna e Kërçovës thonë se nuk kanë pranuar asnjë dokument në lidhje më këtë rrugë.

Kjo rrugë është shumë e frekuentuar nga kërçovarët të cilët bëjnë sport me vrap ose me biçikleta por edhe familje të cilat dalin për piknik në Krushinë. Por gjendja e saj vështirëson lëvizjen e lirë të automjeteve dhe biçikletave. Jo vetëm kaq pak më poshtë është hapur një gropë  e madhe gjatë ndërtimit të rrugës, kjo pamje tregon edhe rrezikun që kanë vozitësit në rast rrëshqitje në kohë me lagështi. Kjo gropë e hapur rreth rrugës nuk ka asnjë shenjë për paralajmërim rreziku.