Rruga e Banjës rrezik për qytetarët/ Komuna premton se së shpejti do vendoset muri mbrojtës

TË FUNDIT

Rruga e Banjës në Tetovës vazhdon të jetë pa mur anësor! Rrëshqitjet e dheut dhe rënia e gurëve rrezikojnë qytetarët, sidomos kur ka të reshura. Ndërtimi i murit premtohet nga komuna e Tetovës, nga ku thonë se është çështje kohe kur do të fillojnë punët.

“Projekti për sanimin e kësaj rrugë, rregullimi i murit mbrojtës i rrugës që shpie tek Banjat e Qytetit, që është edhe projekt i UNDP-së, ka kaluar procedurën e prokurimit publik dhe së shpejti kompania fituese do të fillojë me realizimin e punimeve. Implementimi i këtij projekti është vetëm çështje kohe.”- thonë nga Komuna e Tetovës

Qytetarët që kalojnë këtej, thonë se këtu çdo kryetar komune është fotografuar para zgjedhjeve, por pas marrjes së mandatit kanë harruar në premtimin.

-Rrezik është dimrit kur është lagët bien gurë.

-Ju ka ndodhë duke kaluar të bien gurë?

-Mua jo, por kur kam kaluar i kam parë deri këtu. Po s’ka çka bën, ky kryetari thoshte për atë tjetrën Teutën, fitoren për këtë mori, vinte këtu edhe thoshte Teuta, Teuta, Teuta, ku është sot kurrkund nuk është sa e mori kolltukun, vijnë me atë doktorin dhe xhirofshin ja Teuta çfarë ka bërë!

-Duhet por kush do e vendosë, 100 herë kanë thënë deri më tash, por ska kush ta vendos.

-A ndiheni të rrezikuar? 

-Si jo! Si nuk është rrezik, sa të duash gurë, nuk kanë kohë kush ta vendos, sa kryetarë kanë kaluar ta vendosim ta vendosim.

-Duhet të ketë mur ose rrjetë se shpesh herë bien gurë.

-Ju ndjeheni re rrezikuar?

-Mua jo por kam parë kur kanë rënë.

Rruga e Banjës u ndërtua para pesë viteve, ndërsa ky vend përdoret nga qytetarët për ecje dhe vrap përreth lumit Shkumbin. Gjatë verës vendi është shumë i frekuentuar për shkak të ujit mineral dhe freskisë së këtij vendi.