Rritje më e madhe ditore e të infektuarve me Kovid-19 në Gjermani

TË FUNDIT

Në Gjermani sot është regjistruar numër më i lartë i njerëzve të sapo infektuar me koronavirus brenda një dite – 23,542, sipas të dhënave nga Instituti “Robert Koh”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën do të flasë me guvernatorët e shteteve federale në lidhje me futjen e masave të reja.

Gjermania më 2 nëntor nisi me karantinë të pjesshme katër-javore, ndërsa qëllimi është të zvogëlohet rritja drastike e infeksioneve të reja.

Restorantet, baret, objektet sportive dhe argëtuese janë të mbyllura, por shkollat ​​dhe dyqanet janë të hapura.

Përfaqësuesit zyrtarë thonë se është akoma herët për të përcaktuar nëse masat e reja po e japin efektin e dëshiruar.