Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes porosisë në Fjesbuk, u kanos se sërish do të vendosë ndalesë të lëvizjes pas rritjes së konsiderueshme të rasteve të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.
Rama vlerëson se rritja e numrit të të infektuarve të ri është pasojë e faktit që qytetarët i injorojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për mbrojtje. Ai u bëri thirrje shqiptarëve t’i respektojnë rregullat e distancës sociale dhe të mbajnë maska dhe doreza.
Rama theksoi se qeveria mund të vendos masa restriktive.
“Numri i personave të infektuar e shihni po rritet, dhe numri i atyre që trajtohen në spitale po rritet gjithashtu. Ajo që shqetëson më shumë është se nëse tendenca e personave të infektuar të ri vazhdon kështu, jo vetëm që mund të na sjellë dëm të madh në jetën e njeriut dhe shëndetin e të gjithëve, por mund të na kthejë në mbyllje deri në gjetjen e vaksinës.”
Për shkak të virusit në Shqipëri, kufijtë u mbyllën për rreth dy muaj, si dhe restorantet, kafenetë dhe vende të tjera të grumbullimit. Kufizimet u lehtësuan para më shumë se dy javë më parë, ndërsa në tre ditët paraprake u regjistrua rritje e konsiderueshme e numrit të infeksioneve të konfirmuara.
“Ekonomia ulet dhe rritet. Të vdekurit nuk mund të kthehen”, tha Rama në video porosi në Fejsbuk.
Shqipëria ka regjistruar 1.385 raste të regjistruara të infektimit dhe 35 raste të vdekjes nga koronavirusi./MIA
