Bitcoin po vazhdon të jetë në fokus të tregjeve financiare globale, duke u tregtuar rreth nivelit 77,000 – 78,000 dollarë.
Sipas analizave të tregut, kjo stabilitet relativ vjen kryesisht nga rritja e investimeve institucionale, veçanërisht përmes ETF-ve të Bitcoin në SHBA, të cilat kanë sjellë kapital të ri në tregun e kriptomonedhave, transmeton The tech.
Ndërkohë, Bitcoin ka arritur edhe një dominim tregu rreth 60% në vitin 2026, duke lënë pas shumë kriptovaluta të tjera që kanë performuar më dobët, referuar mediave ndërkombëtare për tregjet financiare globale.
Sipas mediave financiare si Barron’s dhe MarketWatch, çmimi i Bitcoin ka kaluar edhe mbi 78,000 dollarë këtë javë, duke arritur nivelet më të larta të muajve të fundit. Rritja është nxitur edhe nga faktorë gjeopolitikë dhe rritja e gatishmërisë së investitorëve për të marrë rrezik.
Analistët paralajmërojnë se niveli prej 80,000 dollarësh mbetet një pikë kyçe psikologjike, ndërsa objektivi i ardhshëm mund të jetë rreth 85,000 dollarë, nëse trendi pozitiv vazhdon.
