Për shkak të rritjes drastike të personave të infektuar me koronavirus, ministri i Shëndetësisë , Venko Filipçe, urgjentisht mblodhi anëtarët e Komisionit për Sëmundje ngjitëse. Në komision janë dakorduar që të bëhet analizë epidemiologjike që të vërtetohet mënyra e transmisionit të të virusit nëpër komuna dhe qytetet në vend.
-Në bazë të kësaj do të marrim qëndrim a janë të nevojshme masa të reja të cilat do t’i kishim propozuar Qeverisë. Edhe njëherë apeloj deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat. Është e qartë se jemi para një situate të re para vjeshtës të cilën e presim. Do të ketë masa plotësuese në qoftë se ka rritje të numrit të të infektuarve,- tha, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
Por edhe sot në mbledhjen e Komisionit nuk u diskutua për temën që po tangon qytetarët, ajo e hapjes së kufijve pa teste PCR me Kosovën dhe rajonin. Ndërkohë që jozyrtarisht TV 21 mëson se ka përplasje mes përfaqësuesve të Qeverisë përkatësisht ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe zv/kryeministri për çësthje evropiane Nikolla Dimitrov janë kundër hapjes së kufijve me Kosovën pa PCR test.
Ditë më parë zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani shkroi në Facebook se së shpejti do të pimë kafe në Prishtinë pa test PCR.
Këtë deklaratë të Hasanit, nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri në emisionin Click Plus e quajti të përshpejtuar.
-Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zëvendësministrit të Shëndetësisë se së shpejti do të pimë kafe në Prishtinë. Dhe ndodhi që dje të shkojë të pi kafe vet në Prishtinë, pa analizuar në përgjithësi situatën,- tha Muhamed Zekiri, deputet i LSDM-së.
Ndërkohë që dje zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, tha se nuk ka logjikë mbajtja e mbyllje së kufijve.
-“Nuk shoh arsye të logjikshme për t’i pasur kufijtë e mbyllur dhe kërkova që ta adresojmë këtë çështje, z.Zaev ishte afirmativ ndërsa u vendos që brenda kësaj javë ta shqyrtojmë mundësinë rreth hapjes së kufijve,- deklaroi, Artan Grubi, zv/kryeministër.
Kurse kryeministri Zaev për hapjen e kufijve mendon se duhet të jemi të kujdesshëm, si në aspektin ekonomik por edhe për atë shëndetësor
