Rritja e numrit të të infektuarve, ministri Filipçe në konsultime me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse!

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është takuar me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, për të diskutuar gjenden aktuale me virusin korona në vend, sidomos pas të dhënave të fundit ku u raportua se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 225 raste të reja.

“Për momentin është duke u mbajtur konsultim i ministrin të Shëndetësisë Venko Filipçe me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ku po analizohet gjendja aktuale epidemiologjike dhe rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19” thonë nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se me informacione më të hollësishme do të dilet pas përfundimit të mbledhjes.

Министерството за здравство информира дека во моментов се одржува консултација на Министерот за здравство Доц. д-р….

Gepostet von Министерство за здравство / Ministria e Shëndetësisë am Freitag, 2. Oktober 2020