“Rritja e çmimeve reflekton mbi xhepin tonë”, Jovanoviq: Barrën për shtrenjtimin ta mbajnë kompanitë, jo qytetarët

TË FUNDIT

Kur flasim për produktet bazë ndoshta jemi Qeveria e vetme në rajon e cila gjatë pandemisë ka ndërmarrë masa në drejtim të ngrirjes së çmimeve dhe vendosjes së marzhit për prodhimin vendas, por edhe për produktet që importohen, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij të fundit para opinionit publik dhe gazetarëve. Sipas tij, paralelisht me rritjen e çmimeve të produkteve, duhet të merret parasysh edhe rritja e rrogave në vend.

“Ne tashmë jemi duke i bërë të gjitha analizat. Në momentin kur ne do të parashikojmë se mund të ketë shok çmimesh, opinioni publik do të informohet me kohë. Për momentin nuk kemi të dhëna se kjo mund të ndodhë. Ashtu siç bëmë para një viti, ashtu do të bëjmë edhe tani në pjesën e marrjes së masave adekuate në përputhje me Ligjin për Tregti dhe kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë”, tha Bekteshi.

Por, me deklaratën e këtillë të ministrit nuk pajtohen qytetarët me të cilët biseduam, sepse siç thonë “rritja e çmimeve reflektohet mbi xhepin e tyre”. Konsiderojnë se duhet të ndërmerren masa urgjente, sepse siç pohojnë, kanë filluar ta ndjejnë shtrenjtësimin.

“Por, janë tejet të larta. Duhet të ketë ngrirje, por edhe rritje të rrogave.
-A ju mjafton rroga?
-Jo”.

“Po, janë tejet të larta, duhet të ulen pak. Pensionin ma kanë rritur për 130 denarë”.

“Duhet të ndërmerret diçka. Sipas meje, çmimet janë tejet të larta duke pasur parasysh standardin e ulët të qytetarëve”.

A mund të blini kaq produkte për shumën e njëjtë parash siç keni blerë vitin e kaluar?
-Produktet janë më të shtrenjta dhe nuk e di si ia dalin ata që kanë pensione të ulëta.
-A duhet të ketë ngrirje të çmimeve?
-Të paktën për artikujt themelorë të ngrihen çmimet
“.

Edhe ekonomisti Branimir Jovanoviq paralajmëron se Qeveria nuk duhet të rrijë duarkryq dhe të bëhet sikur të mos ndodhë asgjë. Shtrenjtësimi i produkteve të caktuara, siç është ushqimi dhe karburantet, më së shumti i prek të varfrit.

“Nevojiten dy lloje masash. Lloji i parë është – kufizimi i çmimit të produkteve të caktuara, siç janë karburantet dhe ushqimi. Nuk duhet lejuar të ketë shtrenjtësim të rrymës në periudhën që vijon, sepse do të ketë pasoja të rënda sociale. Barrën për çmimet më të larta globale të rrymës duhet ta mbajnë kompanitë energjetike. Këto kompani realizonin përfitime të majme gjatë viteve të fundit kur çmimet globale të rrymës nuk ishin të larta, prandaj ato duhet ta mbajnë të gjithë barrën. Lloji i dytë është – ndihma e drejtpërdrejt financiare për familjet më të rrezikuara nga rritja e çmimeve”, vlerëson Jovanoviq.

Në Kroaci janë ngrirë çmimet e karburanteve për një muaj, kurse në Serbi është ngrirë çmimi i bukës. Franca dhe Spanja vendosën masa për ndihmë financiare për kategorinë e qytetarëve më të varfër. Në vendin tonë, vitin e kaluar kishte ngrirje kur kishte inflacion prej 1%, prandaj Jovanoviq nuk sheh arsye pse të mos ketë ngrirje kur ka inflacion prej 4%.

MARKETING I PAGUAR POLITIK