Po përqafohen e gëzohen… Ekipet e shpëtimi po duartrokasin njëri-tjetrin edhe për një jetë tjetër që e shpëtuan pas 7 ditëve të kaluara nën rrënoja. Rukija nga Adijamani plot 153 orë luftoi për jetën e saj nën gërmadha.
Përpjekjet e ekipeve të kërkimit për të shpëtuar jetë vazhdojnë edhe më tej, por shpresa e gjetjes të personave të gjallë sa vjen e zbehet. Shifrat e fundit tregojnë se deri më tani numri viktimave në Siri e Turqi është mbi 28.000 persona.
Sa kaq ndihmat e ndryshme për të prekurit nga tërmeti nuk kanë të ndalur.
Për shkak se qytetet e prekura nga tërmeti nuk ka energji elektrike, disa qytetarë nga qyteti i Çankirit të Turqisë e zgjidhën këtë problem. Ata i kanë shndërruar automjetet e tyre në stacione të lëvizshme për mbushjen e telefonave me bateri.
“Kur ndodhi tërmeti, natën e parë, një shoku ynë me vullnetin e tij kishte marrë makinën e tij dhe kishte marrë kërkuesit e telefonave dhe kishte ardhur këtu. Ne këtë e pamë në Whatsapp dhe deshëm në mënyrë vullnetare të ndihmojmë dhe kështu të nesërmen 3 shokë së bashku u nismë në rrugë”.
Njëri prej organizatorëve tha se është e rëndësishme që të prekurit nga tërmetit t’i kenë telefonat e ndezur që të informojë të afërmit e tyre se janë e mirë.
“Ka mundësi që njerëzit nuk mund të informojnë familjet e tyre. Ndodh që edhe ekipet që kanë ardhur këtu të kenë problem që të organizohen mes vete. Kështu që për të zgjidhur këtë problem e filluam këtë gjë dhe ka 3 ditë që jemi këtu”.
E një ekip tjetër nga Stambolli, ditën ndihmojnë ekipet e shpëtimit e natën përgatisin ushqime për të prekurit e tërmetit.
“Reagimet janë shumë të mira. Njerëzit këtu hanë shumë ushqime të lëngshme, ndërsa kur panë mishin, u rehatuan shumë. Secili që vinte na uronte, por këtë ne ua kemi borxh, megjithatë kur e shohim gëzimin e tyre, kjo gjë neve na gëzon shumë”.
Nga ana tjetër situata me grabitjet mbetet shqetësuese. Policia turke dje ka arrestuar të paktën 98 persona u pasi kanë vjedhur në ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti. Ekipet e sigurisë kanë sekuestruar gjashtë armë, tre pushkë, bizhuteri, karta bankare, 11,000 dollarë dhe 70,000 lira turke (rreth 3,700 dollarë). Mediat turke raportojnë se qeveria deri më tani ka lëshuar edhe 113 urdhërarreste për personat e përfshirë në ndërtimin e pallateve të shembura, ndërsa deri tani janë arrestuar 12 kontraktorë ndërtimesh.
