Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani

TË FUNDIT

Përmbytjet që goditën Gjermaninë këtë javë kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 93 personave pasi autoritetet në shtetin perëndimor Rajna Veriore Vestfalia raportuan më shumë viktima.

Në Rajna Veriore Vestfalia, numri i të vdekurve nga përmbytjet u rrit në 43, ndërsa në rajonin e Rajnës Ofalc, 50 njerëz u raportuan të vdekur.

Në rajonin Erfshtat-Blesem në Rajna Veriore Vestfalia në rrëshqitjen e sotme të dheut u shkatërruan shtëpi dhe makina.