Me 33 rastet e reja me COVID-19, në vend sot kemi rritje të numrit të pacientëve të diagnostikuar dhe këtë do ta ndjekim në ditët në vijim, që të shohim nëse është rastësi, ndonjë variacion apo do të jetë ndonjë trend. Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se ky është rezultat i vetëm një dite dhe nuk mund të konkludohet asgjë vetëm nga këto rezultate prej sot, gjegjësisht nga 24 orët e fundit.
“Nëse ju kujtohet, në disa raste kemi pasur skenarë të ngjashëm me një numër të konsiderueshëm të vogël, dhe numër të konsiderueshëm të madh të pacientëve, në një moment ishin edhe mbi 100 të diagnostikuar ri. Në këtë kuptim, nesër, të shtunën, do t’i analizojmë rastet e diagnostikuara të reja dhe do të nxjerrim përfundime pse ndodh kjo. Tani për tani, të gjitha masat mbesin në fuqi dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë ato në mënyrë konsekuente”, theksoi Filipçe.
Potencoi se me 33 raste të reja, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid 19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 1.572, numri i pacientëve të shëruar është 1.079, ndërsa kanë vdekur 89, kurse për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin 404.
“Në rrugën drejtë Klinikës për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile në Shkup ka vdekur një pacient nga Velesi në moshën 70 vjeçare, i cili nga 4 maji ka qenë i hospitalizuar në repartin infektiv në spitalin e Velesit, ndërsa për shkak përkeqësimit të situatës është ridërguar në Shkup. Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 22 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup-2, Kumanovë-6, Shtip-3, Prilep-7, Tetovë-1, Strugë-1, Koçan-2. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 332 testime”, potencoi Filipçe.
Gjatë 24 orëve të fundit, potencoi se në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Febrile janë pranuar tre pacientë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 44 prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 15, ndërsa në ventilim mekanik katër pacientë.
“Në SPQ ‘8 Shatori’ janë pranuar tetë pacientë të ri, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 18. Në makinë respiratore është një pacientë, ndërsa edhe dy janë me pasqyrë të vështirë klinike. Në spitalin në Manastir trajtohen katër pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen tre pacientë. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar gjashtë pacientë, ndërsa edhe një pacientë ndiqet në mjekim shtëpiak. Në repartet e infektologjisë në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Tetovë janë hospitalizuar pacientë 54 pozitiv në Kovid 19”, shtoi Filipçe./MIA
