Për dy centimetra është rritur niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, ndërsa nivelet e dy liqeneve tjera natyrore në vend janë të njejta me matjet e djeshme edhe pse liqeni i Prespës për 34 centimetra e ka tejkaluar minimumin absolut, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Megjithatë, niveli i ujit në Liqenin e Ohrit dhe të Prespës është më i ulët nga mesatarja dhe atë për 14 centimetra te liqeni i Ohrit dhe për 1,37 metra te liqeni i Prespës, ndërsa niveli i liqenit të Dojranit është për tre metra më i lartë nga mesatarja shumëvjeçare për janarin.
Nivelet e ujërave të të gjitha lumenjve në vend janë më të larta nga mesataret, por shënojnë zvogëlim në krahasim me ditën e djeshme. Përjashtim është lumi Drini i Zi në vendin matës në Lozhan ku niveli i ujit është më shumë se dy herë më i ulët nga mesatarja për këtë muaj.
