Rritet në 1100 numri i pacientëve me kancer në gji. Specialistët me thirrje për kontrolle të rregullta

TË FUNDIT

Numri i grave me kancer të gjirit është rritur në vitet e fundit. Në vitin 2018 kishim 750 paciente, por tani ky numër ka shkuar në 1100. Megjithatë, arsyet pse ky numër është rritur nuk janë ende të qarta. Një numër faktorësh janë dyshuar të jenë shkak për këtë rritje, duke përfshirë shtazaninë, ajrin e ndotur, stresin dhe faktorin gjenetik.


Kanceri i gjirit nuk njeh moshë dhe është një rrezik i madh për të gjitha gratë. Sipas onkologut Ilir Ismaili, çdo grua duhet të bëjë kontrolle duke përfshi eho, një ose dy herë në vit pas moshës 25 vjeçare, kurse pas moshës 35-40 vjecare duhet të fillohet me skrining ose mamografi, çdo dy deri tre vjet.

“Kohën e fundit kemi vërejtje që kemi një rritje rapide të rasteve të reja me kancer të gjëndrës së gjirit. Edhe atë numri ka arritur rreth 1100 pacientë të diagnostikuar, pacient të ri të diagnostikuar me karcinomë të gjëndrës e gjirit “, tha Ilir Ismaili, specialist i Onkologjisë dhe Radioterapisë.


Edhe kirurgu Ilir Vela tha se kanceri i gjirit nuk njeh moshë, madje tregoi eksperiencën për pacienten me te re 21 vjeçe. Si më të rrezikuara përmendi grat shtatzëna dhe gratë mbi moshën 35 vjeçe.

“Për ne kirurgët është situatë e gëzueshme kur e trajtojmë pacientin vetëm me ndërhyrje kirurgjikale nuk do të duhet të edhe tretman onkologjik. Ndërsa lajmi i keq është se neve na ndodhë që 5 deri në 6 paciente në vit të cilat janë diagnostikohen dhe verifikohen me stadium të lartë të kancerit të gjirit. Unë i thash të gjitha masat që sjellin deri te kjo situatë, e para dhe si e para kanceri i gjirit nuk jep simptoma të dhimbjes”, tha Ilir Vela, kirurg torakal.


Të dy specialistët mohuan faktin se ka mungesë terminësh për diagnostikim apo ndërhyrje kirurgjikale, ata thanë se pritja më e gjatë për ndërhyrje kirurgjikale është 3 javë, që është një kohë rekord krahasuar shtetet tjera ballkanike dhe evropianë.