Rritet gjithnjë e më shumë numri i makinave elektrike

TË FUNDIT

Ministria e Tregtisë në Kinë bëri të ditur se depërtimi në treg i automjeteve të reja elektrike po rritet më tej me rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas të dhënave të publikuara, cituar nga “Xinhua”, shitjet e Nev në Kinë arritën një maksimum të të gjitha kohërave prej gati 1.48 milionë njësi në shtatë muajt e parë të vitit 2021, duke tejkaluar shitjet totale të vitit 2020 dhe duke përbërë 10% të shitjeve të makinave të reja midis janarit dhe korrikut.

Gao Feng, zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë, ia atribuoi rritjen e madhe një sërë përpjekjeve të qeverisë që synonin stimulimin e konsumit të makinave pro ambientit, të tilla si fillimi i aktiviteteve promovuese në zonat rurale, lehtësimi i kufizimeve të blerjes dhe tarifave, si dhe përshtatshmëria e shërbimeve të parkimit.

Kina synon të rrisë përqindjen e shitjeve të automjeteve të reja në Nev në 20% deri në vitin 2025, sipas një plani zhvillimi për industrinë e re kineze të automjeteve elektrike të publikuar vitin e kaluar.