Rritet akciza për derivatet e naftës për tre denar

TË FUNDIT

Muhamed Hoxha, zëdhënësi i Qeverisë, njoftoi se qeveria ka sjellë dekret me fuqi ligjore për rritjen e akcizën për derivatet e naftës.Akciza do të rritet për tre denarë ndërsa të ardhurat nga rritja e akcizës do të shkojnë në përkrahje të qytetarëve, në sistemin shëndetësor dhe për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga virusi korona e kështu me rradhë.

“Rritja e akcizës së derivateve të naftës është inekcion direkt i buxhetit shtetëror për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga virusi korona. E përsëris edhe një herë, të gjitha mjetet financiare do të shkojnë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Fondin për ballafaqim me koronavirusin, për mbështetje dhe financim të masave për mbështetje të kompanive dhe për masat sociale, direkt për qytetarët si dhe për sistemin shëndetësorë”, deklaroi Hoxha.