Rriten për 2.806 denarë pagat në N.P. “Ujësjellësi dhe kanalizimi” në Shkup

TË FUNDIT

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup njofton se do t’i rrisë pagat për 1278 punonjës, përcjell TV21. Nga ndërmarrja thonë se rritja vjen si pasojë e krizës ekonomike dhe inflacionit në vend.

“Kjo rritje do të mbulojë të gjithë 1278 punonjësit me paga mujore deri më tani paga e gushtit do të rritet linearisht për 2806 denarë. Kjo është rritja e parë e pagave pas stagnimit të tyre 13-vjeçar”, thonë nga N.P. “Ujësjellësi dhe kanalizimi”