Rriten normat e interesit kreditor! Inflacioni në prill arriti deri në 10,5%

TË FUNDIT

Pasi u rrit norma e interesit për 0,25% shtesë, pas rritjes së prillit dhe majit, tani është në nivel prej 1,75%. Pas inflacionit dyshifror, i cili në prill arriti shkallë vjetore prej 10,5%, Banka qendrore e shtrëngon politikën monetare.

“Gjatë sjelljes së vendimit të tillë, janë marrë parasysh lëvizjet më të reja të inflacionit, i cili në prill lëvizte në mënyrë të përshpejtuar, si dhe ndikimin e realizimeve të këtilla ndaj pritshmërisë  në lidhje me inflacionin. Vendimi për shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare bazohet në vlerësimet se presionet që kanë të bëjnë me çmimet gjatë importit janë më të theksuara, gjë që krijon efekte të caktuara te disa kategori dhe ndikon në pritshmëritë në lidhje me inflacion”, thonë nga Banka Popullore.

Se si do të sillen bankat që mendojnë se në ambientin e caktuar makroekonomik, para se gjithash në nivel global, kjo është masë e pritur sipas Bankës qendrore?

“Anëtarët tanë, bankat dhe kursimoret, po i ndjekin masat dhe sinjalet e politikës monetare dhe secila prej tyre, varësisht nga politikat e tyre afariste dhe rrethanat e caktuara në treg, bën vlerësim dhe sjell vendim për ndryshimin eventual të normave të interesit kreditore dhe të depozitave“, thonë nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë.

Ai që duhet ta paguajë borxhin ndaj bankës, duhet ta paguajë. Ai që ka vendosur të investojë, do të investojë, por nuk e di se si do t’i ndihmojë kjo ekonomisë, pyet ekonomisti Goran Rafajllovski.

“Është normal se Banka popullore do që ta mbrojë sektorin e saj të cilin e ka nën kontroll. Kjo nuk do të kontribuojë për zbutjen e inflacionit. Ky është vetëm një vegël shtesë në sistem. Kjo është mbrojtja e sistemit bankier, pa ndikuar mbi ekonominë”, tha Goran Rafajllovski, ekonomist.

“Banka popullore ta mos e rrisë tepër normën e interesit, të mos vazhdojë me këtë trend të rritjes, përkatësisht ta mos e rrisë më shumë se 2%, për shkak se edhe bankat komerciale do t’i rrisin normat e interesit gjë që do t’i shtrenjtojë edhe kreditë e qytetarëve“, pohoi Branimir Jovanoviq, ekonomist.

Në këtë mënyrë kriza ekonomike vetëm do të thellohet. Janë të mbrojtur ata me normat fikse të interesit. Por më së shumti do të pësojnë qytetarët me kredi konsumatore.

Sipas të dhënave të Bankës popullore, shuma e kredive konsumatore është 106.781 milionë denarë, ndërsa e kredive banimi, 69.378 milionë denarë.

Gjatë pandemisë, nga Asociacioni i bankierëve thonë se është vërejtur ulje e normave të interesit.

KREDI KONSUMATORE
MARS 20205,87
MARS 20225,53
KREDI BANIMI
MARS 20204,22
MARS 20223,95
MARKETING I PAGUAR POLITIK