Rriten dukshëm çmimet e karburanteve në Gjermani

TË FUNDIT

Në mesnatë ka përfunduar “zbritja” e karburanteve në Gjermani, e cila u prezantua më 1 qershor të këtij viti dhe ishte pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë gjermane në një kohë të çmimeve të larta të energjisë dhe inflacionit të lartë, përcjell TV21. Çmimet u rritën menjëherë pas skadimit të kësaj mase. Në pompat e benzinës sot karburantet shitet me çmime dukshëm më të larta, të cilat e kalojnë kufirin e 2 eurove, shkruan DW.

Një litër super benzinë ​​E10 mëngjesin e sotëm shitet me një çmim prej më shumë se dy euro, sipas një sondazhi në më shumë se 400 pika karburanti në të gjithë vendin, referuar nga agjencia DPA. Çmimi i një litri naftë varion nga 2.10 deri në mbi 2.30 euro.