Rreziku nga TikTok-u dhe rrjeteve sociale, Bajraktarov: Institucionet të mos presin mediat t’i zbulojnë skandalet

TË FUNDIT

Situata si ajo e anesteziologut që hyri live në Tik Tok nga gjinekologjia ka shumë. Në rrjete sociale po qarkullojnë lloj-lloj sfida, si gara të ndryshme shpejtësie me makina, kalimi i hekurudhave e kështu me radhë, thotë komunikologu Bojan Kordalov. Ajo që është e rëndësishme sipas tij, është që t’i njohim fenomenet dhe të ndërmarrim veprime. Ai fton institucionet që të veprojnë më shpejtë dhe të jenë më syçelur, të mos presin vetëm nga mediat të zbulojnë skandale të tilla në shoqëri.

Unë gjithnjë nderin dhe lëvdatat ia lë mediave, ngaqë nëse nuk i hapni këto çështje, ta marrim shembull “Dhomën publike” asnjëherë nuk do të zgjidhej dhe shumë raste tjera, mirëpo institucionet nuk duhet të presin vetëm nga mediat që të zgjidhen këto punë, duhet të kuptojmë që kjo është platformë që duhet të merret , të krijohet të punohet ditë e natë. Persona të tillë që bëjnë punë negative ka pasur dhe do t’i ketë gjithnjë. Përparësia në botën dixhitale është se tani mund t’i shohim, t’i parandalojmë nga veprime të mëtejme dhe të prevenojmë  që persona tjerë ta bëjnë të njëjtën”, tha Bojan Kordallov – komunikolog.

Për psikiatrin Stojan Bajraktarov akti i anesteziologut nga Tetova është shembull tipik i keqpërdorimit të rrjeteve sociale dhe anës negative të tyre. Ai thotë se ky veprim duhet të gjykohet si nga shoqëria, nga komuniteti i mjekëve dhe institucionet relevante.

“Ky është një shembull drastik i keqpërdorimit të rrjeteve sociale dhe gjithsesi se duhet të gjykohet, e për këtë arsye shteti ka krijuar instrumente se si të mbrohen pacientët.

Ky është një tregues, një trend që jo vetëm për fëmijët por, në përgjithësi për shoqërinë, ndikohemi shumë nga rrjetet sociale. Nuk e di kush mund ta arsyetojë atë gjest kështu që të gjithë si shoqëri, si komunitet dhe oda e jonë dhe ministria reagoi menjëherë kështu që nuk ka kurë farë arsyetime për sjellje të atilla”, pohoi Stojan Bajraktarov – drejtor i spitalit Psikiatrik.

Rrjetet sociale dhe kriza me kovid ka ndikuar negativisht në shëndetin mental të të rinjve. Simptomat janë shqetësuese duke u manifestuar me ankth, depresion dhe pagjumësi vlerësojnë nga Qendra për Menaxhimin e Resurseve Njerëzore pranë Fakultetit Filozofik, të cilët sot zhvilluan një diskutim mbi shëndetin mendor.