Rrethrrotullimet e Prishtinës zbukurohen me tulipanë (Foto)

TË FUNDIT

Në bazë të planifikimeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, gjegjësisht Ndërmarrjes Publike Komunale “Hortikultura”, pos zgjerimit dhe mirëmbajtjes së sipërfaqeve gjelbëruese, ka filluar edhe zbukurimi i hapësirave që ndodhen në nyjet e qytetit të Prishtinës.

Duke filluar nga ky vit në të gjitha rrethrrotullimet që ndodhen në brendësi të kryeqytetit janë mbjellë lule të reja të cilat janë kultivuar në serrat e Ndërmarrjes Publike Komunale “Hortikultura”.
“Lulet të cilat janë të mbjella janë 5 lloje të tulipanit me nga dy ngjyra dhe në çdo rrethrrotullim në brendi të qytetit të Prishtinës janë mbjellë nga dy lloje të tulipanëve. Gjithsej janë mbjellë 48.600 zhardhokë të këtyre luleve”, tha kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Komunale, Isak Rakovica.

1

2

3

4

5