Protesta në Kili
Protesta në Kili
Protestuesit ecën disa kilometra përreth qytetit duke bërë thirrje për reforma, duke valëvitur flamuj dhe duke bërë zhurmë me mjete të ndryshme.
Kryetarja e Santiagos, tha se ky ishte një moment historik për vendin që është përfshirë nga protestat masive qe disa ditë, përcjell rtv21.tv
Në anën tjetër, presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, tha se qeveria e ka dëgjuar mesazhin. “Ne të gjithë kemi ndryshuar. Marshi i sotëm paqësor, në të cilin kilianët kanë kërkuar një vend më të drejtë dhe më të bashkuar, hap rrugë shprese për të ardhmen”, shkroi ai në Twitter.
Kryetarja e kryeqytetit tha se një milion njerëz kanë marshuar në Santiago, shifër që paraqet më shumë se 5 për qind të popullsisë së Kilit. Ajo tha në Twitter se protestuesit e përfaqësuan një ëndërr për një Kili të ri.
“Ne po kërkojmë drejtësi, sinqeritet dhe qeveri etike” tha protestuesi 38 vjeç, Francisco Anguitar, për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Protestat kishin filluar për shkak të rritjes së çmimit në transportin hekurudhor, por vendimi për rritje u anulua më vonë nga qeveria. Së paku 16 njerëz kanë vdekur në këto kryengritje, ndërsa policia i ka arrestuar më shumë se 7 mijë protestues./21Media
Chile hoy vive una jornada histórica. La RM es protagonista de una pacífica marcha de cerca de 1 millón de personas que representan el sueño de un Chile nuevo, de forma transversal sin distinción. Más diálogo y marchas pacíficas requiere nuestro país ❤! #ArribaStgo #RMdeTodos pic.twitter.com/RWcLBU67LD
— Karla Rubilar Barahona (@KarlaEnAccion) October 25, 2019
