Këshilli i ministrave të Bosnja e Hercegovinës sot kërkoi nga autoritetet në kantonin Una-Sana të lejojnë sërish hapje të ish qendrës pranuese në Bihaq në të cilin përkohësisht mund të akomodohen emigrantët e kampit Lipa, që ishte mbyllur javën e kaluar.
Autoritetet në kantonin Una-Sana refuzojnë kthim të emigrantëve nga Lipa në Bihaq dhe kërkojnë që ato përkohësisht të akomodohen në qendrën pranuese Salkovac në Hercegovinë ose në Delijash në afërsi të Sarajevës derisa Lipa pajiset me kontenjerë dhe mundëson kushte më të sigurta.
Organizatat humanitare ndërkombëtare dje u bënë thirrje autoriteteve në BeH të reagojnë sepse të paktën 900 emigrantë nga kampi në fshatin Lipa janë lënë në livadh sepse nuk është realizuar plani për akomodimin e tyre të përkohshëm në vendin Bradina. Ardhja e emigrantëve ishte penguar nga banorët e Bradinës.
Organizatat ndërkombëtare për emigrim dhe organizata humanitare u bënë thirrje autoriteteve të BeH-së të ndërmarrin masa sipas të drejtës ndërkombëtare dhe nacionale në suaza të të drejtave të njeriut.
Kampi i emigrantëve në Lipa javën e kaluar ishte përfshirë nga zjarri në të cilin u dogj gjithë infrastruktura./MIA
