Rreth 16.5 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë

Must Read

Për një ditë policia ka dënuar 643 qytetarë për maska

Gjatë ditës së djeshme (27 / 28.09.2020) në territorin e Republikws sw Maqedonisë sw Veriut lidhur me...

Në Kosovë ndihmë pa pagesë për mësues dhe nxënës

Për të ndihmuar mësimin nga distanca KALLXO.com ka lansuar platëformën e asistencës online për mësues dhe nxënësit.

Osmani në Bruksel në takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së

Shkup, 28 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që sot ndodhet për vizitë dyditore...
- Advertisement -

Zyrtarët shëndetësorë në gjithë botën janë duke u përballur me shpërthime të reja të koronavirusit, duke vënë në pah sa e vështirë është ndalja e virusit që ka lënë të vdekur 650,000 persona, edhe në vendet ku fillimisht përhapja e të njëjtit ishte ngadalësuar.

Kina ka raportuar për shifrat më të larta prej muajit prill, kur edhe pati vënë virusin nën kontroll. Si përgjigje, zyrtarët kinezë kanë nisur testimet masive në Ksinjang dhe rajonet tjera fqinje.

- Advertisement -

Edhe shtetet tjera në Evropë janë duke u përballur me rritje shqetësuese të numrit të rasteve, duke përfshirë Spanjën, Francën dhe Gjermaninë.

Spanja është duke tentuar të kontrollojë shkallën e infektimit dhe të marrë masa të reja parandaluese, pasi disa kombe evropiane kanë vënë ndalesa në udhëtime për qytetarët që kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kryera në Spanjë.

- Advertisement -

Pandemia nuk ka treguar shenja të zvogëlimit as në Shtetet e Bashkuara, territorin e prekur më së keqi në botë nga koronavirusi, meqë deri më tani janë regjistruar mbi 4.2 milionë të infektuar dhe 147,000 vdekje.

Sipas të dhënave të Universitetit “Worldometers”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 56 mijë raste të reja të koronavirusit.

- Advertisement -

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në afërsi të 4.4 milionë personave.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 450 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në gati 150 mijë.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura. Në vendin e dytë është Brazili. Në 24 orët e fundit në Brazil kishte mbi 23 mijë të infektuar e mbi 550 të vdekur. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 87 mijë, teksa të infektuarve mbi 2.4 milionë.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar rreth 50,000 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifër rekorde për vendin me 1.3 miliard banorë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin e tretë në botë me më së shumti raste shkoi në mbi 1.4 milion njerëz.

Më shumë se 30,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Indi që nga janari i këtij viti, kur ishte raportuar rasti i parë.

Në Shtetet e Bashkuara ka filluar faza e tretë e testimit të një vaksine kundër koronavirusit. Kjo është vaksina e parë që arrin në njërën nga fazat më të rëndësishme të testimit, kur vlerësohet nëse substanca i mbron njerëzit nga sëmundja.

Vaksina eksperimentale është zhvilluar nga kompania bioteknologjike “Moderna” dhe Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse. Testimi do të kryhet në rreth 100 lokacione. Pacienti i parë që e mori vaksinën ishte nga Georgia.

Në testimin e fazës së tretë pritet të përfshihen rreth 30,000 vullnetarë të rritur. Në proces do të vlerësohet siguria e përdorimit të vaksinës në njerëz dhe nëse ajo mund ta parandalojë Covid-in simptomatik pas dy dozave. /21Media 

- Advertisement -

Për një ditë policia ka dënuar 643 qytetarë për maska

Gjatë ditës së djeshme (27 / 28.09.2020) në territorin e Republikws sw Maqedonisë sw Veriut lidhur me masën për mosmbajtje tw mjeteve...

Në Kosovë ndihmë pa pagesë për mësues dhe nxënës

Për të ndihmuar mësimin nga distanca KALLXO.com ka lansuar platëformën e asistencës online për mësues dhe nxënësit. Në kuadër...

Osmani në Bruksel në takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së

Shkup, 28 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që sot ndodhet për vizitë dyditore pune në Bruksel, ku do...

Sot thuhen fjalët përfundimtare për rastin “Dhuna në Qendër”

Gjyqi për dhunën para Komunës së Qendrës në qershor 2013 vazhdon sot me fjalët përmbyllëse të palës mbrojtëse. Në...

Tërmet i ri në afërsi të Malit të Shenjtë

Tërmet me fuqi prej 4.6 ballëve sipas Rihterit, është regjistruar shkurt pas orës 7 sot në mëngjes sipas kohës lokale në pjesën...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -